LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 2.5 për qind më pak të diplomuar në vitin 2016

Maqedoni, 2.5 për qind më pak të diplomuar në vitin 2016

Viti që lamë pas ka vazhduar trendin e uljes së numrit të të diplomuarve nga viti paraprak. Në 2016-ën, sikurse raporton Enti Shtetëror i Statistikave, janë shënuar 2.5 për qind më pak të diplomuar se në vitin 2015, shkruan gazeta KOHA. Konkretisht, në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë vitin e kaluar kanë diplomuar 8 247 studentë, prej të cilëve 4 787 ose 58 për qind femra. Edhe një vit përpara, pra 2015-ën, kishte më pak të diplomuar se 2014-ën.

Ajo që e dallon 2016-ën është kohëzgjatja e studimeve. Vetëm 36 për qind e studentëve kanë diplomuar brenda afatit të caktuar kohor tre apo aktor vjeçar, ndërsa 64 për qind e kanë tejkaluar afatin e diplomimit të tyre. Si zakonisht, pjesa më e madhe e të diplomuarve ishin studentë të rregullt, edhe atë 6 639 ose 80.5 për qind numrit të përgjithësie, përderisa në përqindje më të larta është edhe numri i të diplomuarve në institucione publike, i krahasuar me institucionet private.


Në listën e institucioneve me studentë të diplomuar në vitin 2016 rreshtohen gjithsej 20 institucione, edhe atë 5 universitete publike, 12 private, 1 shkollë e lartë dhe 2 institucione fetare të arsimit të lartë. Këta dy të fundit janë në të njëjtën kohë edhe institucionet me numrin më të vogël të të diplomuarve: 2 Fakulteti i Shkencave Islame dhe 16 Fakulteti i Fesë Ortodokse. Pas tyre vijnë Universiteti MIT. Universiteti Evropian dhe Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik me 38, 80 dhe 85 të diplomuar. Në kategorinë e universiteteve private bie në sy numri i larët i të diplomuarve në Institutin Ndërkombëtar Sllav, në Sveti Nikollë me gjithsej 266 të diplomuar. Në kategorinë e universiteteve private para tij gjenden vetëm Universiteti i Evropës Juglindore dhe Fakulteti për Turizëm dhe Menaxhment me nga 269 dhe 377 të diplomuar.

Universiteti FON ka 197 të diplomuar, ndërsa Kolegji Amerikan në Shkup 114. Në përgjithësi, numri i të diplomuarve në institucionet private për vitin 2016, sipas të dhënave të ESHS, është 1 582 ose 19.2 për qind, prej të cilëve 636 të diplomuar janë femra. Shkolla e lartë e mjekësisë në Manastir, në vitin 2016 ka nxjerrë 89 të diplomuar, prej të cilëve 72 infermiere femra.

Ashtu siç edhe pritej, numri më i madh i të diplomave është në universitete publike. Me gjithsej 6500 të diplomuar, ky numër përbën 78.8 për qind të numrit të përgjithshëm të gjithë institucioneve të arsimit të lartë, në nivel shteti, kurse brenda llojit të vet në epërsi të dukshme është Universiteti “Kirili dhe Metodi” i Shkupit me 3 580 të diplomuar ose 55.1 për qind e numrit të atyre që kanë kryer studimet në universitete publike, vitin e kaluar. Pas UKM-së për nga numri më i larët i të diplomuarve radhitet Universiteti i Tetovës (1169) dhe vijnë në radhë Universiteti “Klimenti i Ohrit” në manastir (871), Universiteti “Goce Delçev” në Shtim (841) si dhe universiteti “Apostol Pavle” në Ohër (39).

Sa u takon të diplomuarve në UT, edhe në 2016-ën, numri më i madh i tyre është në Fakultetin e Shkencave Mjekësore (187), duke u ndjekur nga Fakulteti Filozofik (178), Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (169), Fakulteti Ekonomik (122), Fakulteti Juridik (119), Fakulteti i Administrim Biznesit (103) dhe Fakultetit Filologjik (102).Me më pak se 10 të diplomuar për vitin që shkoi në UT janë: Fakulteti i Shkencave të Zbatuara (89), Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (39), Fakulteti i Kulturës Fizike (35) dhe Fakulteti i Arteve (28).

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori