0Shares

Ministria e Administratës Publike i ka dhënë fund konfuzionit rreth asaj se kush e udhëheq Shoqatën e Qumështarëve të Kosovës.

Me një vendim të datës 14 prill kjo ministri përgjegjëse për rregullimin e sektorit të OJQ-ve ka hedhur poshtë një vendim të mëhershëm për ndryshim statuti ku disa anëtarë të kësaj shoqatë ishin përpjekur të largojnë Ramadan Memajn nga pozita e kryetarit.

Ky veprim është konsideruar i paligjshëm nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të OJQ-ve pranë MAP-it, i cili e ka shfuqizuar këtë vendim, duke e kthyer kështu Ramadan Memajn si kryetar të shoqatës.

“Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 14.03.2017 pasiqë vlerësoji të gjitha provat dhe shkresat e lëndës, vendosi ta pranoi ankesën si dhe ta anuloj vendimin e Departamentit të OJQ-ve për shkak të pavlefshmërisë absolute”, thuhet ndër të tjera në vendimin e MAP-it.

Shoqata e Qumështarëve thotë është duke avokuar që disa vite pranë institucioneve vendore dhe opinionit publik për parregullsitë në industrinë e qumështit, e sidomos për përdorimin e vajit të palmës, i cili së fundi nga një raport i agjencionit për siguri shëndetësore të BE-së është cilësuar si kancerogjen dhe gjenotoksik.

Ramadan Memaj kishte akuzuar më parë pikërisht disa nga anëtarët e kësaj shoqatë si përdoruesit më të mëdhenjë të vajit të palmës, të cilët pastaj kishin mbajtur kuvendin e kontestuar pas të cilit kishin bërë kërkesë në MAP për ndryshim statuti.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)