LAJMI I FUNDIT:

Manuel Neuer, kapiten i ri i Bayern Munichut

Manuel Neuer, kapiten i ri i Bayern Munichut

Philipp Lahm tashmë është pensionuar prej futbollit aktiv.

Pas 15 vjet karrierë te bavarezët, futbollistin nuk do ta shohim në sezonin e ri te Bayern Munich.


E me këtë rast kampioni gjerman ka mbetur edhe pa kapiten pas braktisjes së futbollit të 33-vjeçarit.

Por, sot mediat gjermane kanë konfirmuar se kapiteni i ri i klubit do të jetë Manuel Neuer, i cili ka qenë zëvendëkapiten.

Ky i fundit në gjashtë vjet sa është te Bayerni ka pasur 187 paraqitje në Bundesliga. /Telegrafi/