LAJMI I FUNDIT:

“Maniakë t’Leximit”, orë letrare me shkrimtarin Nazmi Rrahmani

“Maniakë t’Leximit”, orë letrare me shkrimtarin Nazmi Rrahmani

Mbi 150 libra janë shpërndarë në një orë letrare të mbajtur sot në Këndin Amerikan brenda Bibliotekës Kombëtare, prezent në të cilën ka qenë dhe autori shqiptar Nazmi Rrahmani.

Aktiviteti është organizuar nga grupi letrar “Maniakë t’Leximit”, bë bashkëpunim me Këndin Amerikan.


Gjatë kësaj ore letrare Rrahmani, i njohur tek lexuesi shqiptar sidomos për romanet “Malësorja”, “Toka e përgjakur” e “Tymi i votrës së fikun”, foli para të pranishmëve rreth rëndësisë që ka libri dhe rreth etapave të zhvillimit të letërsisë shqipe.

“Libri si i tillë së paku për Kosovën ka një histori, mund të thuhet edhe të dhimbshme, sepse ka filluar shumë vonë. Derisa shtetet tjera mund të flasin për librat e vjetër, për librin që është krijuar me shekuj përpara ne këtu, nuk e kam fjalën për librin e parë shqip, sepse dihet se libri i parë është më i vjetër sesa shtypshkronja e parë e Gutenbergut, që është shtypshkronja e parë, zbulimi i parë i Gutenbergut. Kurse meshari është disa dhjetëra vjet më i vjetër. Historia e librit shqip nuk fillon me këtë që kemi ne në Kosovë, por libri ka filluar bukur vonë. Nuk ka as edhe një shekull, ose mund të jetë diku aty. Ndonjë prej librave të shkruar ose botuar, është para afro një shekulli ose më vonë. Një histori të zhvillimi në përgjithësi fillon diku në vitet e 45-ta e këndej. Në kohën kur u shkruan edhe vjershat e para, u botuan revistat e para, ose gazeta e parë në gjuhën shqip në Kosovë, siç ish te në fillim gazeta ‘Liria’ e më pas gazeta ‘Liria’,”, tha Rrahmani.

Ai tha se gazeta “Rilindja”, për një kohë të gjatë ka luajtur jo vetëm rolin e gazetës për informim, por edhe të librit dhe pjesës së zhvillimit të letërsisë.

Të pranishmit po ashtu patën rastin t’i parashtrojnë pyetje shkrimtarit Rrahmani. Mes tjerash, lexuesit ishin të interesuar të dinin, pse autori nuk i ka botuar librat e tij, që nga botime e “Rilindjes”, kur dihet sa të kërkuar janë.

”Kushtimisht me tregu ato janë botu në tirazhe të mëdha. Edhe gjenden kryesisht tek njerëzit nëpër biblioteka familjare, nëpër biblioteka të qyteteve, mund të gjenden. Prandaj nuk e kam pa të arsyeshme, dhe meqenëse unë nuk kam botuar për shumë vite, asnjë libër të ri nuk e kam botuar, nuk kam pas qejf shumë me i ribotu, pa dalë me ndonjë libër të ri,” tha ai.

Sa i përket asaj, nëse ai është duke punuar në ndonjë libër të ri, ai tha se nuk mund të premtojë asgjë meqë ka premtuar shumë dhe nuk e ka mbajtur fjalën, duke aluduar në faktin se ka kohë që nuk ka botuar asgjë.

Ndërkaq njëri nga administratorët e grupit letrar “Maniakë t’Leximit”, Luan Morina tha se kjo është hera e parë që një aktivitet i këtij lloji është organizuar nga grupi, por pritet që të organizohen edhe të tjerë në vijim.

“D.m.th. këtë vit për herë të parë e kemi organizuar aktivitetin për ditën e librit. Kemi pas shkrimtarë të rinj, qëllimi ka qenë me bo një konkurs, në të cilin shkrimtarët e rinj dhe adhuruesit e librit, me e shprehë kreativitetin e tyre, dhe si nxitje për ta kemi pas me ju ofruar libra”, tha ai.

Në fund të aktivitetit u shpërndanë libra tek 20 fituesit e një konkursi letrar të organizuar paraprakisht nga “Maniakë t’Leximit”. Librat ishin që të gjithë të dhuruar nga autorë të rinj brenda grupit, i cili ka mbi 10 mijë anëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, raporton KosovaPress.

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...

Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...

Agron Shala
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
MJESHTËRI

MJESHTËRI

Poezi
NË MUNÇ

NË MUNÇ

Poezi
POPULUS ILLYRICUS

POPULUS ILLYRICUS

Poezi
Kalo në kategori