LAJMI I FUNDIT:

Mania e çmendur për apokalipsin: “Fundi i ri i botës”, më 2017, 2023, apo kur vjen Papa nr.112!

Mania e çmendur për apokalipsin: “Fundi i ri i botës”, më 2017, 2023, apo kur vjen Papa nr.112!

Fundi i botës u shty për 1 janar 2017. Kështu thonë anëtarët e kultit të vëllazërisë së quajtur Shpata e Perëndisë, sipas të cilëve atëherë apokalipsi do të ndodhë në Tokë.

Parashikimi tyre vjen dy ditë pas 21 dhjetorit, kur sipas interpretimit të gabuar të Kalendarit Maya, mëtohej se do të ndodhë fundi i botës.

Anëtarët e kultit të sipërpërmendur thonë se personalisht engjëlli Gabriel – i cili ka për“detyrë” për të përhapur mesazhin e Zotit – u ka thënë se ditën e parë të vitit 2017 do të vije koha për të vdekur. Sipas tyre, atëherë do të mbijetojnë vetëm anëtarët e këtij kulti, derisa të tjerët do të digjen në zjarrin e ferrit.


Kjo deklaratë u shfaq pasi euforia për fundin e botës, sipas mayave, ishte në “kulm” dhe kur njerëzit në tërë botën ishin mbledhur për ta festuar këtë ditë. Disa mendonin se kjo do të jetë dita e fundit në jetën e tyre, kështu që vendosën të shfrenohen, derisa të tjerët besonin se në Tokë ka vende të cilat jashtëtokësorët i ruanin nga apokalipsi, andaj vraponin të gjenin streha dhe të nderojnë shpëtimtarët nga hapësira!

Një nga këto vende ishte fshati Bugarach në Francë, që para dy ditësh tërhoqi rreth 25 njerëz të cilët prisnin se do të dalin jashtëtokësorët nga malet përreth për t’i shpëtuar. Ata kishin veshur me kostume të llojllojshme për të ngjarë me miqtë nga galaktikat tjera, të cilët me padurim e prisnin fundin e botës dhe shpëtimin e tyre!

Takime të ngjashme kishte edhe në pjesët e tjera të botës. Tubimet më masive ishin në fushat e Meksikës dhe Guatemalës, të cilat dikur ishin të banuara nga mayanët. Pasardhësit e tyre u mblodhën rreth tempullit Gran në Guatemalë për të festuar, por jo fundin e botës, po ciklin e ri kohor që do të sjellë të mira për të gjitha qytetërimet.

Kinezët e zgjuar kanë shitur bileta për barkën e Noës, që të gjithë të interesuarit të transportohen në vend të sigurt. Biletat kanë kushtuar 1.2 euro, ndërsa kishin një logo speciale të Kombeve të Bashkuara. Aty shkruante se nisja është planifikuar saktë në mesditën e ditës së fundit në botë. OKB ka demantuar se kishte lidhje me shitjen e këtyre biletave.

Tashti, për pretendimeve të anëtarëve të kultit të vëllazërisë së Shpatës së Perëndisë se fundi i botës vjen në vitin 2017, ka dalë edhe teologu Ian Gerny i cili thotë se apokalipsi do të ndodhë më 2023. Ndërkaq, moti, në vitin 1143, një shenjtor irlandez ka thënë se bota do të zhduket pasi në të do të jenë 112 krerë të kishës katolike. Papa Benedikti XVI është i 111-ti! /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori