LAJMI I FUNDIT:

Mango ia ka hapur pranverës dyert: Ja se çfarë sjell sezoni i ri!

Mango ia ka hapur pranverës dyert: Ja se çfarë sjell sezoni i ri!

Derisa ne po përballemi me temperaturat siberiane dhe me valën e re të acarit ekstrem, nga Mango na arrin freskia e vërtetë pranverore!

Mica Arganaraz dhe Fredeerikke Sofie na çojnë në mbretërinë e koleksioneve të Mangos për sezonin e ardhshëm pranverë-verë, transmeton Telegrafi.


Njëri ndër brendet më të njohura edhe zyrtarisht ka paralajmëruar sezonin e ardhshëm me fushatën e shkëlqyeshme reklamuese të mbushur me pjesë rrobash pranverore.

Personazhe mbrojtëse të modës spanjolle për pranverë-verë 2017 janë divat Mica Arganaraz dhe Frederikke Sofie, modelet ua ka krijuar Aleksandra Woroniecka, ndërsa për fotografi është kujdesur i famshmi Mario Sorrenti.

Ekipi kulmor kreativ ka krijuar serinë kulmore të fotografive të lara me rreze dielli të shkrepura jashtë studios.

Vajzat kanë shkëlqyer në fustanet me lara, në xhaketa të lehta, balonere dhe sandale në platformë.

Nëse është për të gjykuar sipas pamjeve të para, ngjyrat e forta nuk do të mungojnë, ndërsa fustanet me nuanca shkëlqyese të së verdhës dhe të së trëndafiltës do të jenë mall shumë i kërkuar.

Si do të duket pranvera sipas Mangos, binduni nga galeria e fotografive.

/Telegrafi/