LAJMI I FUNDIT:

Mandija: Nëpunësi civil s’mund të bëjë fushatë

Mandija: Nëpunësi civil s’mund të bëjë fushatë

Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë se nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike.

“Nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike. Kjo do të thotë që nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo të manifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.


Gjithashtu, sqarojmë që gjatë orarit zyrtar të punës çdolloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore për një parti politike ose kandidat është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore nëpunës civil, administrativ apo me kontratë punë.

Çdo pjesëmarrje në kundërshtim me këto rregulla sjell përgjegjësi penale, sipas ndryshimeve më të fundit të miratuara në Kodin Penal nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zëvendëskryeministrjaznj. Mandija shpreh besimin e plotë se titullarët e të gjitha institucioneve shtetërore do të marrin masat e nevojshme në përputhje me ligjin, për respektimin e detyrimeve të punonjësve të administratës shtetërore dhe do të procedojnë sipas ligjit për çdo shkelje të evidentuar”, mbyllet deklarata e zëvendëskryeministres.