LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Merituam fitoren

Mancini: Merituam fitoren

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se ekipi i tij e meritoi fitoren ndaj Norwichit pas një jave të vështirë ku qytetarët pësuan humbje nga Sunderlandi.

“Ne luajtëm mirë dhe merituam të fitonim ndaj Sunderlandit, por ne dështuam të shënonim. Ishte sikur çdo vit te Sunderlandi, kemi 25 raste shënimi dhe ne nuk shënojmë. Por, kjo është e kaluar. Ne fituam tani”.

“Nuk është me rëndësi që të shikojmë tabelën. Ne duhet të punojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje radhazi. Tabelën mund ta shikojmë në shkurt”, është shprehur Mancini. /Telegrafi/