LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Hart nuk ka qenë i mirë këtë sezon

Mancini: Hart nuk ka qenë i mirë këtë sezon

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se portieri, Joe Hart, nuk ka qenë aq i mirë gjatë këtij sezoni.

Portieri i përfaqësueses së Anglisë ka bërë një sërë gabimesh këtë edicion për kampionët e Anglisë, duke përfshirë këtu edhe gabimin që i dha Southamptonit fitoren, 3-1 ndaj Cityt të shtunën.

”Ishte gabim i tmerrshëm nga Hart. Ai nuk ishte aq i mirë dhe kjo nuk është e çuditshme pasi që ai ka bërë një sërë gabimesh këtë vit”.


“Joe ka bërë shumë gabime. Ai nuk ka qenë aq i mirë këtë sezon”, ka thënë Mancini./Telegrafi/