LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Balotelli duhej të kthehej në Itali

Mancini: Balotelli duhej të kthehej në Itali

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se largimi i Mario Balotellit drejt Milanit e ka lënë skuadrën e tij të mangët.

“Është vështirë pasi ne humbëm një sulmues të rëndësishëm dhe kjo mund të jetë e rëndësishme në 14 ndeshjet e ardhshme. Por është e rëndësishme për Marion të kthehet në Itali, të kthehet te familja e tij dhe të luajë për Milanin”, ka thënë Mancini.

Trajneri italian beson se Balotelli ka bërë gjithçka mirë gjatë dy viteve e gjysmë te City, edhe pse pranon se ky sezon ka qenë më i vështirë për të. /Telegrafi/