LAJMI I FUNDIT:

Manchester United harron Moratan, mendon seriozisht ta thyej klauzolën e Neymarit

Manchester United harron Moratan, mendon seriozisht ta thyej klauzolën e Neymarit

Manchester United hidhet sërish në sulm për të blerë Neymar.

Sipas Daily Star, “Djajtë e kuq” janë gati të bëjnë gjithçka munden për t’i rrëmbyer Barcelonës sulmuesin 25-vjeçar, e për të plotësuar dëshirën e trajnerit Jose Mourinho.

Gjithnjë sipas Daily Star, Manchester United ka arritur deri aty sa të shprehë gatishmërinë e tij për të paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Neymarit me klubin katalanas, prej plot 190 milionë eurosh.

Megjithatë, për Manchester United nuk do të jetë aspak e lehtë për të sjellë në “Old Trafford” brazilianin, kjo edhe për shkak të vet futbollistit.

Braziliani, i cili u transferua te Barcelona verën e vitit 2013, rinovoi me klubin spanjoll deri në vitin 2021 dhe duket se nuk ka aspak ndërmend të largohet nga nënkampionët e Spanjës.

Ndërkohë, një tjetër problem për Manchester United është ai i blerjes së Alvaro Moratas.

U duk se sulmuesi ishte shumë pranë transferimit në “Old Trafford”, por sipas “The Sun” blerja e tij nga “djajtë e kuq” është frenuar, për shkak të pretendimeve të Real Madridit, që kërkon 80 milionë funte për shitjen e tij.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori