LAJMI I FUNDIT:

Manaj nën urdhrat e Gattusos

Manaj nën urdhrat e Gattusos

Pasi largimi nga Pescara është i sigurt, Rey Manaj me shumë gjasa do ta vazhdojë në Serinë B gjysmën e dytë të sezonit.

Sipas mediave italiane, ekipi i fundit që është futur në valle për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar është Pisa, ku aktualisht luajnë Edgar Çani dhe Samir Ujkani.

Portali “GianlucaDiMarzio.com”, i profilizuar rreth zhvillimeve në merkato, raporton se bisedimet mes palëve janë në një fazë të avancuar.

Pisa është në kontakt si me Pescarën, ku 19-vjeçari luajti i huazuar në fazën e parë, ashtu edhe me Interin, që ka në pronësi kartonin e Manajt.

Ndërkohë, vetë sulmuesi është shprehur i gatshëm për t’iu bashkuar Pisës, pasi beson te projekti i familjes Korrado, që ka marrë në pronësi klubin.

Po ashtu, vendimtare mendohet të kenë qenë edhe bisedat me Çanin e Ujkanin si dhe me trajnerin Gennaro Gatuso.

Në orët e ardhshme pritet të ketë të tjera zhvillime rreth këtij operacioni.

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori