LAJMI I FUNDIT:

Malta ‘mbulohet’ me flamuj të Kosovës (Foto)

Malta ‘mbulohet’ me flamuj të Kosovës (Foto)

Rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit të Maltës, Valletta, janë mbushur me flamuj të Kosovës.

Gjithçka është bërë gati për vizitën shtetërore të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Maltë, përcjell “Zeri.info”.

Gjatë qëndrimit të tij atje, Thaçi do të takojë krerët e shtetit të Maltës.

Një ceremoni e madhe protokollare pritet të organizohet në sheshin e famshëm të Vallettas, “St George’s Square”.

Ndërsa, takimet e Thaçit me presidenten Marie Louise Coleiro Preca, kryeministrin, Joseph Muscat dhe kryeparlamentarin, Angelo Farrugia do të zhvillohen në pallatin “San Anton Palace”.

Për ndër të Thaçit, presidentja e Maltës do të organizojë një darkë shtetërore, e cila do të përmbyllë vizitën dyditore të presidentit të Kosovës në Maltë. /Zeri.info/

1

2 \

3

4