0Shares

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, nga radhët e AKR-së, kërkon që diaspora kosovare të ketë vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë për media sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, tha se në kuadër të reformës zgjedhore partitë politike duhet të gjejnë modalitetet që edhe kosovarët që jetojnë nëpër vendet perëndimore të përfaqësohen në Kuvend.

Makolli po kështu ftoi liderët e subjekteve parlamentare që të intensifikojnë punimet në zhbllokimin e reformës zgjedhore dhe kushtetuese në mënyrë që edhe marrëveshja e tre liderëve Thaçi, Mustafa dhe Pacolli të zbatohet.

Makolli bëri të ditur se procesi i brendshëm zgjedhor i AKR-së pritet të përfundojë gjatë muajit prill.

I pyetur nga gazetarët nëse AKR-ja do të arrijë të marrë drejtimin e ndonjë ministrie pas adermit të Agim Çekut në PDK, Makolli tha se javën e ardhshme pritet të përfundojnë bisedat me partnerin e koalicionit edhe për këtë çështje. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)