LAJMI I FUNDIT:

Majlinda: Në çdo garë do ta përfaqësoj Kosovën

Majlinda: Në çdo garë do ta përfaqësoj Kosovën

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, kishte një vit shumë të suksesshëm dhe zhgënjyes njëkohësisht. Majlinda arriti qëllimin, duke siguruar normën olimpike dhe të marrë pjesë në Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’, por duke përfaqësuar Shqipërinë, pasi kjo e drejtë iu mohua Kosovës.

Ajo debutoi me fitore, por në xhiron e dytë pësoi humbje befasuese në sekondat e fundit, edhe pse e pati lojën në dorë. Me këtë humbje xhudistes sonë iu shkatërrua edhe ëndrra më e madhe e saj. Por, Majlinda nuk u ndal me kaq dhe në nëntor arriti ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23 në Pragë.

Intervistoi: Dëfrim Puka


Viti 2012 ishte një vit i jashtëzakonshëm për sportin shqiptar, e në veçanti përvoja juaj në Lojërat Olimpike në Londër. Si e vlerësoni ju këtë arritje tuajën ?
Sigurisht që është një arritje e madhe duke e marrë parasysh që kam marrë pjesë me normë dhe jo me ftesë. Jam munduar për katër vite që të arrij në Lojërat Olimpike dhe shpresoj që të kem fat dhe të fitoj përsëri normën për ‘Rio 2016’.

Cili ishte shkaku kryesor që nuk e fituat medaljen e artë në Lojërat Olimpike?
Thjeshtë ishte një ditë e pafat.

Si u ndjetë për faktin që zyrtarisht e përfaqësuat Shqipërinë e jo Kosovën?
Ëndrra ime ka qenë që ta përfaqësoj Kosovën, mirëpo ka qenë një nder dhe kënaqësi ta përfaqësoj Shqipërinë, sepse ne të gjithë jemi një komb.

Si ju pritën kur u kthyet në Kosovë?
Në përgjithësi mirë mirëpo aty këtu kishte edhe njerëz te cilët nuk kanë aspak lidhje me sport ose rrjedhshmërinë e sportit dhe kanë dhënë komente absurde, por pjesa më e madhe e popullit të Kosovës e kanë ndier të njëjtën dhimbje sikur unë.

Ju arritët një sukses të madh në Kampionatin Evropian të Xhudos në Pragë. A u shërbeu përvoja e hidhur në Lojërat Olimpike për ta fituar medaljen e Artë në Pragë?
Përvoja që e kam pasur në Londër ka qenë mjaft e hidhur, mirëpo do të më ndihmojë shumë për karrierën time, sepse kur e kam humbur një rast aq të madh në Lojërat Olimpike në garat tjera do të jetë gjithçka shumë më e thjeshtë, gjithçka do ta marrë në mënyrë më të qetë.

A do ta përfaqësoni Kosovën në ndonjë turne ndërkombëtar në vitin e ardhshëm?
Tani në çdo garë do ta përfaqësoj Kosovën, sepse jemi pranuar në Federatën Botërore të Xhudos. Gara e parë do të jetë në Paris, që është Grand Slam.

Çfarë programi të stërvitjes keni gjatë një dite?
Në mëngjes zakonisht ushtroj për forcë dhe stërvitja zgjat tre deri në katër orë, ndërsa pasdite ushtroj xhudo, dy apo tre orë tjera.

Të dalim pak jashtë sportit. Si është Majlinda në jetën private, si e kalon kohën e lirë, a studion diçka?
Kohën e lirë e shfrytëzoj për të lexuar dhe po ashtu më pëlqen shumë të bëj shoping.

Cila është gjëja më e rëndësishme në jetë për ju?
Me të rëndësishmit në jetën time janë prindërit e mi, familja ime dhe trajneri im, pa të cilin nuk do te isha këtu ku jam sot dhe i jam shumë mirënjohëse.

Cilat janë objektivat për vitin e ardhshëm?
Synimi për vitin 2013 është medalja në Kampionatin Evropian dhe Botëror.

Si e vlerësoni vitin 2012 për karrierën?
Viti 2012 ka qenë i suksesshëm dhe zhgënjyes në të njëjtën kohë. Do të më mbetet për një kohë të gjatë pikë në zemër që nuk arrita mundin dhe sakrificën e trajnerit ta kurorëzoj me sukses aty ku duhej dhe ashtu siç duhet.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori