LAJMI I FUNDIT:

‘Mafina’ me banane

‘Mafina’ me banane

Provoni këtë recetë dhe do ngeleni të kënaqur nga shija e saj.

Përbërësit:

▪ 3 banane të shtypura
▪ 2 ve
▪ Gjysmë gote qumësht
▪ 1 grusht me ara të copëtuara
▪ 1/ e gotës shurup
▪ 260 gram miell
▪ 1 lugë çaji sodë buke
▪ ½ lugë çaji kanellë
▪ 1 lugë çaji me ekstrakt vanilje

Përgatitja:

Në tiganin me zbrazëtirat për ‘mafina’ vëni nga një letër kuzhine dhe vërini në furrë, në 180 gradë Celsius.

Rrihni vezët, shurupin dhe vaniljen.

Vendosini në një enë më të madhe dhe shtojani banane e shtypur, arrat dhe qumështin.

Në anën tjetër përzini miellin, kanellën dhe sodën e bukës.

Përzini të dyja në një vend dhe rrihni derisa të bëhet një masë e njëjtë.

Ndajeni masën në zbrazëtirat e tiganit.

Piqini për 25 minuta.

Pasi t’i nxirrni nga furra, lërini të ftohen për pesë minuta.

Zbukurojini me nga një rreth të hollë bananesh dhe shërbejini. /Telegrafi/