LAJMI I FUNDIT:

Madonna përdor fjalë fyese kundër Trumpit në këngën e saj (Video)

Madonna përdor fjalë fyese kundër Trumpit në këngën e saj (Video)

Pjesëmarrja në protestat kundër Donald Trumpit ka kaluar të gjitha pritshmëritë duke sinjalizuar kundërshtitë e mëdha popullore me të cilat do të përballet republikani gjatë mandatit të tij.

Deri në orët e vona të së shtunës, mbi një milion njerëz marshuan në gati 600 manifestime në SHBA e përreth botës, në mbështetje të të drejtave të grave dhe për të shprehur pakënaqësitë për zgjedhjen e tij president.


Marshimi për gratë grumbulloi pjesëtarë të Kongresit, emra të njohur të kinemasë dhe qytetarë të panumërt me slogane kundër udhëheqësit të ri. Manifestimi më i madh u mbajt në Washington, ku rreth 500 mijë protestues mbushën shëtitoren “Pennsylvannia”, e njëjta ku Trump parakaloi ditën e betimit në prani të shumë më pak spektatorëve, transmeton Top Channel.

Madonna: Njerëzit bezdisen pse kam të dashur tri dekada më të rinj
Lexo po ashtu Madonna: Njerëzit bezdisen pse kam të dashur tri dekada më të rinj

Gjatë mbrëmjes, turma u zhvendos drejt Shtëpisë së Bardhë. Mes personaliteteve që folën kundër miliarderit, Madonna ishte padyshim më e ashpra, e cila teksa performonte këngën “Human Nature” lëshonte fjalë fyese për Trumpin.

“Jam tmerrësisht e zemëruar dhe po mendoj shpesh të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë”, ka deklaruar diva e muzikës pop.

Pjesëmarrje e lartë protestuesish u shënua edhe në New York, plot 400 mijë sipas vlerësimeve, ndërsa qindra mijëra të tjerë dolën në rrugët e qyteteve të tjera, përfshirë Chicagon, Bostonin e Los Angelesin.

Mobilizim kundër presidentit të sapoemëruar pati edhe në vende të tjera të botës, nga Australia deri në Antarktidë. Barcelona, Roma, Amsterdami, Gjeneva, Budapesti, Praga e Berlini ishin mes qyteteve evropiane që iu bashkuan thirrjes.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori