LAJMI I FUNDIT:

Macron në prag të betimit si president, shtohen masat e sigurisë në Francë

Macron në prag të betimit si president, shtohen masat e sigurisë në Francë

Në prag të betimit të presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron, anembanë Parisit janë shtuar masat e sigurisë. Kandidati i pavarur Macron fitoi bindshëm në balotazhin e fundjavës së kaluar, përballë rivales së tij nga ekstremi i djathtë, Marine Le Pen.

Ish-bankieri i investimeve nuk kishte garuar asnjëherë për një post zyrtar përmes zgjedhjeve, ndërsa lëvizjen e tij politike të qendrës e formoi vetëm një vit më parë. Ndërsa sot, Macron pritet të marrë drejtimin e Pallatit “Elysee”, çelësat e së cilës do t’ia dorëzojë presidenti në largim François Hollande.


Qindra forca shtesë policore do të jenë në patrullim rrugëve të kryeqytetit francez, gjatë kohës që do të zhvillohet ceremonia në Pallatin “Elysee”, rezidenca zyrtare presidenciale.

Franca ndodhet në gjendje emergjence që prej sulmeve terroriste të vitit 2015, ndaj dhe një pjesë e madhe e qendrës së qytetit do të jetë e bllokuar për trafikun gjatë të gjithë paradites.

Pas dorëzimit të pushtetit do të pasojë inspektimi i trupave ushtarake që do të shoqërohet me 21 të shtëna përshëndetëse.

Macron pritet të vizitojë më pas Harkun e Triumfit dhe të vendosë kurora me lule në varrin e ushtarit të panjohur.

Macron do të jetë presidenti më i ri i Francës në moshën 39-vjeçare, që prej kurorëzimit të Napoleon Bonaparte si perandor në vitin 1804, si dhe i pari që prej themelimit të Republikës së Pestë franceze nga presidenti Charles de Gaulle, në 1958-n.

Lëvizja e tij politike “En Marche” u formua vitin e kaluar, ndërsa si parti e re “La Republique En Marche” do të dorëzojë listat e kandidatëve për deputetë për Asamblenë 577-vendëshe të Francës në zgjedhjet parlamentare të muajit qershor.

Ai ka premtuar se do të “punojë për të gjithë” dhe thotë se programi i tij do të shërbejë për të majtë e të djathtë. Java e parë e Macronit në detyrë do të jetë e ngarkuar. Ai do të niset për në Berlin të hënën për t’u takuar me Kancelaren Angela Merkel, si dhe për të treguar angazhimin e tij ndaj Bashkimit Europian. Ai pritet gjithashtu të emërojë një kryeministër të vendit.

Macron përballet me disa sfida të rëndësishme, përfshi papunësinë e lartë veçanërisht mes të rinjve në Francë, si dhe rritjen ekonomike tejet të ulët. Synimet e tij janë të forcojë investimet dhe të krijojë një model të ri rritjeje ekonomike, që do të rrisë mirëqenien dhe mbrojë mjedisin.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori