LAJMI I FUNDIT:

Macron braktiset nga aleati i “MoDem”

Macron braktiset nga aleati i “MoDem”
epa05954567 French newly elected President Emmanuel Macron looks on at the Jardins du Luxembourg in Paris, France, 10 May 2017 during a ceremony to mark the anniversary of the abolition of slavery and to pay tribute to the victims of the slave trade. EPA/ERIC FEFERBERG / POOL

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka humbur dy ministra të tjerë. Pas ministres së Mbrojtjes, Sylvie Goulard, dorëheqjen e dhanë ministri i Drejtësisë, François Bayrou, dhe ministrja e Europës, Marielle de Sarnez

Bayrou, kreu i partisë së qendrës “MoDem”, aleate me “Republikën në marshim” të Macronit, përballet me një hetim pas pretendimeve se ka përdorur fondet e Bashkimit Europian për të paguar punonjësit e partisë.


Edhe pse deklaroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, Bayrou nuk dha zyrtarisht shkaqe për dorëheqjen.

As zëdhënësi i ekzekutivit nuk e shpjegoi më gjatë atë që po ndodh.

“Gjithçka di është se bëhet fjalë për një zgjedhje personale. Megjithatë, një gjë është e sigurtë. Kjo thjeshton një situatë të ndërlikuar për të cilën edhe ju vet si media keni shtruar mjaft pyetje”, tha Christophe Castaner, zëdhënës i qeverisë në Francë.

Ministrja e Europës, Marielle de Sarnez, sipas të dhënave nga qarqe partiake, e dorëzon postin për t’u bërë kryetare e grupit parlamentar të Partisë së qendrës “MoDem”, në Asamblenë Kombëtare.

Ndërkohë është bërë e qartë se, afera fiktive e punësimeve ishte ajo që i kushtoi postin ministres së Mbrojtjes, Goulard, pas vetëm një muaji në detyrë.

Macron, siç është e zakonshme në Francë, bëri një ristrukturim të qeverisë pas zgjedhjeve të së dielës, e përgatitet që shumë shpejt të paraqesë kabinetin e ri.