LAJMI I FUNDIT:

Macron bën betimin si president: Botës i duhet një Francë më e fortë

Macron bën betimin si president: Botës i duhet një Francë më e fortë

Emmanuel Macron ka bërë betimin si president, duke bërë që 39-vjeçari të bëhet presidenti më i ri në moshë i Francës.

“Francezët kanë zgjedhur më 7 maj, shpresën”, ishin fjalët e para të presidentit Francës.. Përgjegjësia që ma dhanë rfrancezët është nderë dhe jam i vetëdijshëm për peshën e kësaj. Evropa dhe botës i duhet një Francë më e fortë, një Francë të lirisë dhe solidaritetit”, tha Macron.


Para ceremonisë së betimit, Macron është takuar me paraardhësin e tij, Francois Hollande, në Pallatin Presidencial të Francës.

Macron mposhti në zgjedhje, kandidaten e ekstremit të djathë Marine Le Pen. Ai në balotazhin e 7 majit fitoi 66 për qind të votave.