LAJMI I FUNDIT:

Maçoku në përpjekje të dëshpëruar, për të zënë borën që binte (Video)

Maçoku në përpjekje të dëshpëruar, për të zënë borën që binte (Video)

Në Mosgiel të Zelandës së Re, është filmuar maçoku i çuditshëm në përpjekje që të kapë fjollat që binin.

Meqenëse po shihte borë për herë të parë, Hercules hidhet që ta zë dhe bën disa lojëra, transmeton Telegrafi.


Pronari e ka xhiruar atë teksa rrëshqet nëpër shtresën e bardhë që është krijuar mbi tokë, si dhe fshihet prapa disa shkurreve në skaj të oborrit.

I mahnitur me atë që shihte, ai përplas putrat në këtë përpjekje të dëshpëruar dhe pa fat.

“Vërtetë quhet Hercules, por nuk qenka aspak hero”, ishte një koment lidhur me këtë kafshë të vogël. /Telegrafi/