LAJMI I FUNDIT:

Luran Ahmeti: Aktrimi, jeta private dhe rruga drejt suksesit ndërkombëtar

Luran Ahmeti: Aktrimi, jeta private dhe rruga drejt suksesit ndërkombëtar
Luran Ahmeti

Aktori i njohur Luran Ahmeti është një prej personazheve që ka bërë shumë bujë në fushën e aktrimit, duke arritur të bëhet kështu pjesë e shumë projekteve të njohura filmike, si ato vendore ashtu edhe në projektet ndërkombëtare. Tash e një kohë është pjesë e Teatrit Shqiptar të Shkupit, gjersa angazhimi i tij nëpër filma është i vazhdueshëm…

Në një intervistë për Telegrafin, aktori i njohur rrëfen për të gjitha këto suksese në karrierën e tij, si dhe për jetën private, duke zbuluar pak për fansat një ditë të zakonshme nga përditshmëria e tij.

Luran, jeni ndër aktorët më të pëlqyer të momentin. Na thoni pak cilat janë angazhimet tuaja më të fundit në fushën e aktrimit?

Për momentin jemi duke e luajtur shfaqjen “Darka e thërrimeve” në repertoarin e Teatrit Shqiptar – Shkup, ku edhe jam i punësuar dhe shpresoj që do të jem i angazhuar në vazhdueshmëri. Dhe e dyta kemi filluar me prova dhe jemi para fillimit të xhirimeve të filmit “Një tregim Prishtine” në regji të Burbuqe Berishës.

Ju tërheq më shumë puna në teatër apo në film?

Mua më pëlqen më shumë filmi. Për shkak të natyrës së lojës para kamerës krahasimisht me lojën në skenë. Skena kërkon më shumë energji, ndërkohë që kamera e pasqyron deri në maksimum vërtetshmërinë e lojës së aktorit. Është shumë më e rëndë të jesh më i “vërtetë” dhe po ia arrite, dokumentohet deri në përjetshmëri. Po, definitivisht më pëlqen kamera/filmi më shumë, por kjo nuk do të thotë se nuk më pëlqen teatri, përkundrazi edhe teatrin e dua me zemër.

Aktori Luran Ahmeti

“Një tregim Prishtine” është ndër filmat e fundit ku ju kemi parë të angazhuar. Cili është roli juaj në këtë film?

Luaj një njeri i cili është personifikim i njeriut injorant, i cili ka ardhur në pushtet. Dhe pasojat e injorancës çojnë në ligësi dhe veprat e liga të tija në një dramë të rëndë për tjerët.

Si ka qenë përvoja juaj në filmin e njohur “Taken”?

Një përvojë ndryshe, jo në aspektin e aktrimit por një rast i mirë për tu parë se si mund të organizohen punët e mëdha deri në përsosshmëri dhe të rrjedhin pa asnjë problem e pengesë. Dmth mundet, vetëm që duhet edhe ne të mësohemi se si.

Luran Ahmeti në filmin e njohur “Taken 2”.

Po në serialin e njohur “Sylejmani i madhërishëm”?

Ajo për mua personalisht nuk është ndonjë përvojë e veçantë, është njëri ndër projektet që kam pasur në Turqi. Ndërkohë që për përvojën në telenovelat turke më duhet të flas shumë. Kam luajtur në nëntë telenovela dhe kam rreth 200 episode atje. Për t’ua shpjeguar këtë përvojë më duhet shumë më shumë kohë. Shkurt të mundohem të them se atje duhet punuar shumë, por edhe suksesi të shijon shumë në çdo aspekt.

A është shfaqja “Darka e thërrimave” projekti juaj më i veçantë në karrierë?

Jo, çdo projekt ka veçantinë e vet. Kënaqësi është se gjithmonë më jepet rasti të punoj me kolegë/kolege që i kam shumë shokë dhe ia kalojmë mrekullueshëm gjithmonë.

Luran Ahmeti në një prej episodeve të serialit “Sylejmani i madhërishëm”.

Përse u larguat nga “O Sa Mirë”?

Për atë projekt nuk dua të flas. Thjesht është një pjesë e së kaluarës sime.

Çfarë u mungon sipas teje skenave teatrore në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni?

Shumë. Por po filloj nga shtylla: 1. Përkrahje shumë më e madhe institucionale/shtetërore, 2. Menaxhim më i mirë, 3 Shumë më shumë besim te regjisorët e mirë shqiptarë (nuk janë shumë, por nuk jemi pa ta). Po të rregullohen këto, flasim për tjerat…

Na fol pak për jetën tënde private?

Kështu: ndjehem shumë i ri edhe pse nuk jam shumë i ri. Kam një familje të mrekullueshme – dhe kjo më bën të jem jashtë mase i lumtur. Jam i rrethuar nga njerëz që i dua dhe më duan. Çfarë më shumë mund të kërkoj nga jeta.

Jetoni në Shkup, na trego pak çfarë preferoni të bëni në kohën e lirë?

Të pi kafe me shokët e mi Sulën e Xhanerin e të flasim pothuajse të njëjtat gjëra për çdo ditë. Çuditërisht ka një lloj kënaqësie edhe në këtë.

Cilat janë projektet e reja që presim nga ju?

Për momentin nuk e di. Natyra e punës sonë nuk na e jep këtë luks që te dimë prej përpara për atë që po na pret (së paku për ne në Ballkan) por e di që do të ketë edhe shumë gjëra të reja, dhe shpresoj të mira.

Luran, faleminderit që u bëre pjesë e kësaj interviste. Çfarë dëshiron të shtosh për fund?

Ju falenderoj juve për kujdesin. Mesazhi im për lexuesit: Mos e anashkaloni arsimin, edhe lexoni sa më shumë, zhvillohuni sa më shumë se kemi ngelë mjaft mbrapa. Dhe për fund, duke lënë gjithçka anash: Rroftë Shqiptaria! /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori