LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Bashkë me autoritetet shqiptare parandaluam sulme terroriste në Ballkan

Lumezi: Bashkë me autoritetet shqiptare parandaluam sulme terroriste në Ballkan

​Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova janë vendet me numrin më të madh të luftëtarëve nga Ballkani që i janë bashkuar ISIS-it.

Por tashmë realiteti ka ndryshuar. Në një intervistë për Vizion Plus, kryeprokurori i Kosovës thotë se prej një viti e gjysmë nuk ka shkuar asnjë qytetar në Lindjen e Mesme.

“Në kohen e fundit nuk ka shkuar asnjë kosovar në vatrat e luftës në Siri apo Irak. Ne kemi ngritur 28 aktakuza për 58 të dënuar dhe prej 1 vit e gjysmë nuk ka shkuar asnjë kosovar në luftë. Kosova ka bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë dhe fakti tregon se para disa muajsh prangosën disa shtetas në Shqipëri dhe në Kosovë, të dyshuar se do të kryenin akte terroriste”.

Më 11 qershor Kosova voton. Numri një i akuzës Aleksandër Lumnezi shprehet i sigurt se institucioni i tij do të jenë në lartësinë e duhur për të mos ndryshuar vullnetin e qytetarëve.

“Institucionet e drejtësisë se bashku me KQZ-në kanë bërë një plan të veprimit për të pasur zgjedhje të mira dhe të drejta për qytetarët e Kosovës. Shpresoj se do të respektohet vullneti i qytetarëve tanë”.

Në ditën e dytë dhe e fundit e konferencës ndërkombëtare të organizuar nga prokuroria e përgjithshme u diskutua mbi luftën hundët krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik. /vizion+/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori