LAJMI I FUNDIT:

Lull lëndon ligamentin e gjurit, nuk luan në Eurobasket

Lull lëndon ligamentin e gjurit, nuk luan në Eurobasket

Superylli i kombëtares së Spanjës, Sergio Llull, ka pësuar një lëndim serioz në ndeshjen ndaj Belgjikës.

Një lëndim që u mendua jo serioz, në fakt po del të jetë tepër i keq për lojtarin e Real Madridit.


Ai ka dëmtuar ligamentin e gjurit dhe sigurt do të mungojë në Eurobasket.

Ai po ashtu nuk pritet të kthehet në parket deri në vitin 2018 për shkak të këtij lëndimi të rëndë, që përbën hendikep të madh si për Real Madridin ashtu edhe për përfaqësuesen e Spanjës. /Telegrafi/