LAJMI I FUNDIT:

Luksemburgu mbështetë Kosovën me 30 milionë euro si përkrahje zhvillimore për vitet 2017-2020

Luksemburgu mbështetë Kosovën me 30 milionë euro si përkrahje zhvillimore për vitet 2017-2020

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë  së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim delegacionin nga Dukati i Madh i Luksemburgut, i udhëhequr nga Ministri për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Punë Humanitare, Romain Schneider.


Gjatë takimit, u diskutua progresi dhe sfidat në zbatimin e asistencës paraprake të Luksemburgut në Kosovë, në fushën e arsimit profesional, shëndetësisë dhe ujërave. Në takim gjithashtu u diskutuan edhe fushat e reja të cilat do të gjejnë mbështetje nga asistenca e ardhshme e Luksemburgut.

Sa i përket sektorit të shëndetësisë, u shqyrtua progresi i arritur në reformat e sistemit shëndetësor dhe implementimit të strategjisë së shëndetësisë. Gjithashtu delegacionet diskutuan reformën e sigurimeve shëndetësore, si dhe themelimin dhe funksionalizimin e Odave për profesionet e shëndetësisë. Në arsim u shqyrtua progresi i arritur në funksionalizimin e Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Qendrave të Kompetencës dhe gjithashtu delegacionet diskutuan për mbështetjen e mëtutjeshme të tyre.

Në takim gjithashtu u diskutua që tanimë nga asistenca e Luksemburgut do të mbështeten edhe disa fusha të reja, sikurse mbështetja ndaj shoqërisë civile, mbështetja institucionale ndaj Ministrisë së Integrimit Evropian për procesin e implementimit të kritereve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si dhe mbështetja për Ministrinë e Financave mbi implementimin dhe adoptimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane, si dhe ofrimi i ekspertizës së shtetit të Luksemburgut në sektorin financiar.

Në fund të takimit u nënshkrua marrëveshja bilaterale si dhe memorandumi i mirëkuptimit në vlerë prej 30 milionë euro në shëndetësi, arsim, ujërat, si dhe përkrahje për procesin e integrimit evropian dhe shoqërisë civile. Këto mjete Luksemburgu ia ofron Kosovës për periudhën 2017-2020.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori