LAJMI I FUNDIT:

Lugina të fitojë atë që do të fitojë veriu i Kosovës

Lugina të fitojë atë që do të fitojë veriu i Kosovës

Liderët e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës janë të vendosur që të ruajnë unitetin që ishte arritur në muajin janar, gjatë kohës sa ishte aktuale çështja e monumentit të ish-luftëtarëve të UÇPMB-së. Ata do të marrin pjesë së bashku në një protestë gjithë popullore që do të mbahet të shtunën në qendër të Preshevës, në të cilën do të artikulohen kërkesat kryesore të shqiptarëve.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për Telegrafin se mesazhi i protestës do t’i përcillet edhe korit diplomatik në Beograd, duke nënvizuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta përfitojnë të njëjtin status sikurse serbët në Kosovë.

Një kërkesë tjetër do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Beograd, e cila më 13 maj do të mbajë një seancë gjyqësore për të arrestuarit në rastin e Grupit të Gjilanit.


”Këta shqiptarë janë plotësisht të pafajshëm dhe duhet të lirohen. Pafajësia e tyre është e dëshmuar gjatë viteve sa mbahen në burgun qendror të Beogradit’, ka deklaruar Mustafa.

Ndërkohë, Mustafa ka vlerësuar se uniteti që po tregohet ndërmjet liderëve politikë është garanci për përpilimin e një dokumenti në të cilin pritet që kërkohen të njëjtat privilegje që i gëzojnë serbët në Kosovë.

“Për këtë ka mjaft dokumente që i kanë sjellë deri tash shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke filluar nga referendumi i vitit 1992, platforma politike, lufta e UÇPMB-së. Është e rëndësishme që ka unitet. Takimet do të vazhdojnë dhe shqiptarët do të sjellin edhe dokumentin, i cili do të jetë të sinkronizuar me veprimet politike rajonale”, ka theksuar Mustafa.

Uniteti i liderëve shqiptarë pritet të dëshmohet më 14 maj në Preshevë dhe më 24 e 25 maj në Bujanoc, kur do të mbahen manifestime për nder të luftës së UÇPMB-së, e ku ndër të tjera do të kërkohet edhe kthimi i përmendores së rrëmbyer nga xhandarët serbë në janar të këtij viti. (A. Fazliu). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori