0Shares

Ishte një vend i panjohur deri në vitin 1939, kur u zbulua nga tre alpinistë britanikë. Nga bukuria që e karakterizon në stinët më gjelbëruese të vitit dhe me një sipërfaqe prej 87 kilometrave katror, ky vend arriti të bëhet park kombëtar.

Lugina e luleve në Indi, që ndodhet në Himalaje, vazhdon të përshkohet nga botanistët dhe vizitorët për atraksionet unike që e veçojnë.

Parku është i vendosur në një lartësi prej 3600 metrave, gjë që e bën më të përshtatshëm lulëzimin e bimëve. Vendi njihet për fusha simpatike me lule alpine dhe padyshim se çdo turist mahnitet nga bukuria e këtij vendi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)