LAJMI I FUNDIT:

Luftanija ruse përplaset me një anije mallrash, 15 ushtarë të zhdukur

Luftanija ruse përplaset me një anije mallrash, 15 ushtarë të zhdukur

Një luftanije ruse është përplasur me një anija mallrash që mbante bagëti në Detin e Zi, në afërsi me Turqinë.

“AP” citoi mediat turke, sipas të cilave 15 ushtarë rusë rezultojnë të zhdukur pas përplasjes.


Ndërsa “The Independet” citoi ministrinë ruse të Mbrojtjes tek thoshte se të gjithë 78 anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija.

“Hurriyet” tha se sipas ministrisë ruse, luftanija rrezikon mbytjen, ndërsa ka raportime që thonë se anija kargo është fundosur, përcjell javanews.al.

Përplasja mes luftanijes dhe anijes transportuese ndodhi rreth 40 km në veri-perëndim të Ngushticës së Bosforit. Media turke raporton se në zonë ka mjegull të dendur.