LAJMI I FUNDIT:

Lufta me lajmet e rrejshme. BBC zbërthen pesë shembuj nga presidencialet në Francë

Lufta me lajmet e rrejshme. BBC zbërthen pesë shembuj nga presidencialet në Francë

Mbeten edhe pak më shumë se një muaj nga raundi i parë i zgjedhjeve në Francë. “Lajmet e rreme” që përpiqen të shtrembërojnë debatin politik po shihen gjithnjë e më shumë si një rrezik ndaj procesit demokratik.

BBC është duke punuar në bashkëpunim me CrossCheck, një projekt gazetarie i krijuar nga First Draft News, që përbëhet nga organizata informacioni përreth Evropës, për të verifikuar dhe hedhur poshtë lajmet e rreme që rrethojnë zgjedhjet e ardhshme në Francë. Më poshtë janë lajme që janë investiguar deri tani nga CrossCheck.


1. E PAVËRTETË: FUSHATA PRESIDENCIALE E EMMANUEL MACRON FINANCOHET NGA ARABIA SAUDITE

DATA E BOTIMIT: 24 shkurt 2017

IMPAKTI: Linku i lajmit ka gjeneruar pothuaj 100 mijë Like, Share dhe komente në Facebook

PRETENDIMI: Një histori e ndarë nga Marion Marechal-Le Pen, mbesa e kandidates presidenciale Marine Le Pen, pretendonte se fushata e Emmanuel Macron, një kandidat i qendrës, po financohej dhe mbështetej nga Arabia Saudite.

FAKTET: Lajmi është i rremë. Faqja ku ai u botua – LeSoir.info – kopjoi krejt pamjen e faqes së vërtetë të Le Soir – LeSoir.be – për të përhapur informacione të rreme.

Kur Marion Marechal-Le Pen shkruajti në Twitter: “30 për qind e fushatës së Macronit e financuar nga Arabia Saudite? Ne kërkojmë transparencë”, ajo duk se kishte një burim të respektuar. Le Soir është një gazetë belge në gjuhën franceze, e themeluar në vitin 1887.

Por, kish patur një dredhi digjitale. Dikush kishte klonuar faqen e gazetës për të bërë lajmin të dukej i besueshëm dhe botoi një histori të rreme në një faqe interneti me adresë të ngjashme – LeSoir.info. Për të mbuluar më tej gjurmët e autorit, klikimi në secilën nga lidhjet në faqen e lajmeve të rreme, të shpinte tek faqja e vërtetë e Le Soir. Është e paqartë se kush e krijoi lajmin e rreme, por domaini i faqes së rreme është i regjistruar në emrin e Thomas Donald në Delaware, Shtetet e Bashkuara. Le Pen e fshiu mesazhin e saj.

2. E PAVËRTETË: KJO HARTË TREGON DHUNËN AKTUALE NË GJITHË FRANCËN

DATA E BOTIMIT: E ndryshme.

IMPAKTI: Harta është ndarë gjerësisht në mediat sociale, duke mbledhur mijëra share dhe retweets. Një postim në Facebook i publikuar më 15 shkurt 2017 është ndarë më shumë se 12.500 herë.

PRETENDIMI: Përdoruesi i medias sociale Bernard Barrier ndau këtë grafik, duke pretenduar se ai tregon plotësisht “përleshjet midis turmave dhe policisë”.

FAKTET: Harta u botua për herë të parë në nëntor 2005 dhe nuk është një tregues i saktë i tensioneve aktuale sociale në Francë.

Pas vdekjes së të rinjve francezë Zyed Benna dhe Bouna Traore, në tetor 2005, Franca u përfshi në trazira. U shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe forcat e policisë u sulmuan, mbi 9,000 makina u dogjën në “banlieues” e periferive, zona të varfëra me komunitete të mëdha emigrantësh.

Harta, e cila për herë të parë u shfaq në një artikull të “Daily Telegraph” më 8 nëntor 2005 për të ekspozuar trazirat e atëhershme, është ndarë me mijëra herë në mediat sociale në javët e fundit. Llogaritë e ekstremit të djathtë kanë pretenduar në mënyrë të gabuar se ajo përshkruan trazirat aktuale në Francë dhe e kanë përdorur për të mbështetur ekzistencën e zonave ku ndalohet të hysh.

3. E PAVËRTETË: SHTETI FRANCEZ DO TË SHPENZOJË 100 MILIONË EURO PËR TË STREHUAR IMIGRANTË

DATA E BOTIMIT: 10 mars 2017

IMPAKTI: Deri më sot, adresa në internet e lajmit ka gjeneruar afro 10.000 pëlqime, share dhe komente në Facebook

PRETENDIMI: Faqja e internetit La Gauche m’a Tuer (që përkthehet “E majta më vret”) botoi një lajm, duke pretenduar se Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, do t’i japë shtetit francez hua prej 100 milionë euro, për të blerë hotele me qëllim strehimin e azilkërkuesve.

FAKTET: Dy lajme të veçanta janë bashkuar dhe ndryshuar, duke shtrembëruar të vërtetën dhe ekzagjeruar ndihmën në dispozicion të azilkërkuesve.

Le Figaro shkruan se grupi i hoteleve Accor është duke i shitur 62 nga hotelet e veta Nationale Immobiliere Societe (SNI), një projekt strehimi të komunitetit. SAMU Social, një shërbim publik humanitar që ofron strehim emergjence në disa qytete të Francës, do i referojë projektit njerëz që kanë nevojë për shtëpi, duke përfshirë azilkërkues.

Krejtësisht pa lidhje me këtë, në vitin 2015 një degë e SNI, Adama, mori hua 100 milionë euro nga CEB. Adama ndihmon njerëzit në vështirësi, duke përfshirë edhe punëtorët në rrethana të pasigurta, njerëz me përfitime minimale sociale, azilkërkues dhe emigrantë.

4. E PAVËRTETË: MARINE LE PEN KRITIKOI “MASHA DHE ARIU”, SEPSE MASHA MBAN SHAMI

DATA E BOTIMIT: 26 shkurt 2017

IMPAKTI: Një tweet nga shkurti u nda (retweet) mbi 1700 herë.

PRETENDIMI: Një llogari kundër Frontit Nacional në Twitter shkruante se kandidatja presidenciale franceze dhe udhëheqësja e Frontit Nacional, Marine Le Pen ka kritikuar filmin me kartona për fëmijë, Masha dhe Ariu, sepse Masha mban veshur një “shami”.

FAKTET: Marine Le Pen nuk e ka shkruar këtë në Twitter – fotografia që shfaqet si provë është e montuar. Faqja satirike secretneës.fr botoi një artikull në vitin 2014, me të njëjtën temë.

Teksa Marine Le Pen vizitoi Nantën për një tubim në shkurt, një tweet i cili qëllimisht zbulonte kritikën e saj ndaj filmit me kartona për fëmijë u përhap në Twitter. Por ishte një falsifikim.

Personi prapa tweet-it, i cili donte të mbetej anonim, i tha Crosscheck se dëshironte që të tregonte se “sa e lehtë është që të dizinformosh në Twitter” dhe se “ishte pjesë e luftës kundër [grupeve të ekstremit të djathtë]”.

5. E PAVERTETE: SHTETI FRANCEZ PO ZËVENDËSON PUSHIME PUBLIKE TË KRISHTERA ME FESTA MYSLIMANE DHE HEBREJE

DATA E BOTIMIT: 12 mars 2017.

NDIKIMI: Adresa në internet e lajmit ka gjeneruar rreth 6000 like, shere dhe komente në Facebook.

PRETENDIMI: Disa faqe interneti franceze kanë hedhur lajmin se do të futen edhe dy festa publike myslimane dhe hebreje.

FAKTET: Qeveria nuk ka bërë të ditur një propozim të tillë, edhe pse një think tank, Terra Nova, e ka mbrojtur idenë.

Futja e festave myslimane dhe hebreje në Francë nuk është një ide e re. Deputetja Eva Joly propozoi diçka të ngjashme, kur ishte kandidate presidenciale, duke përfaqësuar të Gjelbëritr në vitin 2012. Dhe një raport i fundit nga think tanku, Terra Nova, e ka rindezur debatin, kur rekomandoi “integrimin e të paktën dy datave të rëndësishme, Yom Kippur dhe Bajramit, si ditë festash”.

Megjithatë, qeveria nuk ka njoftuar një masë të tillë dhe rekomandimet e analistëve nuk besohet se do të miratohen. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori