LAJMI I FUNDIT:

Lufta e Ftohtë nuk përfundoi asnjëherë

Lufta e Ftohtë nuk përfundoi asnjëherë

Lufta e Ftohtë është një term që tregon periudhën midis vitit 1945, kur qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar vendosën që, armiqësia e BRSS ndaj ‘Perëndimit’ ishte faktori themelor në çështjet ndërkombëtare dhe vitit 1991, kur fundi i BRSS-së, shënoi fitoren e SHBA dhe aleatëve të saj.

Gjatë kësaj periudhe, qeveria amerikane shpesh herë pa dorën e sovjetikëve në çdo trazirë, në çdo vend të planetit, edhe pse të tjerët ndonjëherë ishin më pak të bindur, dhe me sa duket Bashkimi Sovjetik mendonte të njëjtën gjë për SHBA. Përgjigja nga të dy palët ishte të ndërtonin aleanca anembanë botës, për të ‘përmbajtur’ armikun, me përjashtim të vendeve që preferonin të mos ishin anëtarë të asnjërit bllok, duke iu përmbajtur parimit të “murtajës në të dyja shtëpitë tuaja”,  shkruan në një analizë Kathleen Burk, profesore e historisë moderne në University College London, transmeton Bota.al.

Ajo që e stabilizoi këtë periudhë ishte bllokimi atomik dhe pranimi nga udhëheqësit e të dyja palëve, që asnjëra prej tyre nuk do të mund të fitonte një luftë bërthamore, sepse rezultati i vetëm i mundshëm për çdo fitues, do të ishte thjesht fakti që mund të dëmtohej pak më pak se tjetri. Opinioni publik e mbështeti këtë konkluzion, dhe nuk kishte mbështetje për përdorimin e këtyre armëve.

Megjithatë, ku ndryshonte Lufta e Ftohtë, nga Ekuilibri Klasik i Fuqive, siç është parë ai gjatë historisë së gjatë të njerëzimit? Kemi patur koalicionet e Luftës së Peloponezit në shekullit e pestë para Krishtit; ato të pothuajse çdo lufte evropiane, më të famshmet, ato të luftërave pro dhe kundër Francës së Luigjit XIV dhe Napoleonit; Sistemet e aleancave të fundshekullit 19-të; dhe ato pro dhe kundër Gjermanisë në shekullin e 20-të. Ajo që ishte e qartë në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ishte se dy superfuqitë, mundën “të bënin si të bënin”, pa përfunduar tek goditjet e ndërsjellta. Ato vende që u futën në “luftëra me prokurë” ishin dukshëm më pak të rëndësishëm.

Pyetja është nëse konflikti midis koalicionit të udhëhequr nga SHBA, dhe Bashkimi Sovjetik/Rusisë, që nga viti 1991, thjeshtë ka mbetur pezull. Përgjigja ime është se Lufta e Ftohtë nuk mbaroi kurrë, sepse ishte pjesë e një kontinuumi, që nga agimi i historisë. Fuqia relative mund të ndryshojë, por jo kuadrati diplomatik, pasi fuqitë e mëdha dhe ato më pak të mëdha, përpiqen gjithmonë të kenë siguri dhe avantazhe në xhunglën ndërkombëtare. Vetëm emri i saj “skadoi”, ka shkruar Burk.

Kathleen Burk është profesore e historisë moderne në University College London, e specializuar në marrëdhëniet anglo-amerikane dhe historinë e shekullit XX.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori