LAJMI I FUNDIT:

Lubonja flet për ‘projektin’ e trenit ruso-serb dhe arrestimin e Haradinajt

Lubonja flet për ‘projektin’ e trenit ruso-serb dhe arrestimin e Haradinajt
Publicisti, Fatos Lubonja, duke folur, gjate emisionit Opinion ne TV KLAN, i drejtuar nga gazetari, Blendi Fevziu, ku eshte diskutuar ne lidhje me hapjen e dosjeve per bashkepunetoret e ish-sigurimit te shtetit.

Publicisti dhe analisti i njohur shqiptar, Fatos Lubonja thotë se çështja e trenit ruso-serb dhe arrestimi i gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, janë projekt nga persona që s’lidhen me politikat zyrtare.

Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka theksuar se treni me simbole kishtare mund të jetë i “dirigjuar” direkt nga shteti të cilin e udhëheq Vladimir Putin. Sipas tij, deklaratat nacionaliste dhe kërcënuese ndaj Kosovës, nga krerët e shtetit të Serbisë, duhet të merren më shumë seriozisht.


“E vështirë të përcaktosh a janë serioze si pjesë e një projekti apo janë ndoshta nga një pjesë njerëzish që s’lidhen me politikat zyrtare. Ndoshta me ndryshimet në Amerikë të zgjedhjes së Trumpi-t të çon me një fjalë edhe tek Rusia si një lloj provokimi që kërkon të rivendos një diçka të humbur, mirëpo janë gjëra për tu parë dhe duhet të kishte pas përgjigje më të qarta nga ana e serbëve. Përgjigjet kanë qenë jo shumë të mira dhe nuk janë distancuar nga deklaratat e Vuçiq dhe Nikoliq”, është shprehur ai.

Projekti Evropian

Më tej, Lubonja thotë se treni ruso-serb me mbishkrimin “Kosovo je Srbija” del të jetë kërcënim dhe i projektuar në mënyrën më të veçantë. “Fakti se vjen një tren i tillë me këto shenja të shkruara haptazi besojë se gjithsesi është një provokim që nuk flet mirë për situatën në Ballkan sidomos në kushte kur po shohim se ai quhet “Projekt Evropian””, është shprehur ai.

Megjithatë, Lubonja vlerëson se lënia e Ballkanit pa projektin evropian është shumë e rrezikshme për Shqipërinë dhe Kosovën. “Shqiptarët dhe kosovarët duhet t’ia vënë gishtin kokës në kuptimin e asaj se çfarë shteti kanë ndërtuar që të jenë të respektuar edhe nga shtetet e tjera dhe në këtë aspekt kemi shumë mungesa, pra, në situata të brishta mund të sakrifikohemi shumë më kollaj”, ka potencuar ai.

Arrestimi i Haradinajt

Analisti i njohur ka folur edhe për arrestimin e gjeneralit të UÇK-së, njëherësh kryetarin të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë. Ai thotë se nuk është krejtësisht i rastësishëm ky arrestim i njëri prej udhëheqësve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sikurse historia e trenit edhe kjo duhet të shihet në atë kontekst. Arrestim i cili ka ndodhur edhe më herët tjetër mund të ishte një gjë e rastësishme, mirëpo të shihet në këtë kontekst mendojë se është problem që Serbia e ka rritur peshën e vet ndërkombëtare. Ndërkohë, Kosova mendojë se kryesisht  për faj të klasës politike kosovare nuk ka arritur të bëjë peshë ashtu siç duhet”, ka thënë ai.