LAJMI I FUNDIT:

Lu: Bashkimi Shqipëri-Kosovë cenon stabilitetin e Ballkanit (Video)

Lu: Bashkimi Shqipëri-Kosovë cenon stabilitetin e Ballkanit (Video)

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën cenon stabilitetin e rajonit.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu tha sot se “qeveria amerikane mbështet sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë, por është kundër çdo diskutimi të pakujdesshëm për bashkim”.


“Ai pengon stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane për të dyja vendet”, tha Lu në një deklaratë për rrjetin “BIRN”.

Deklarata më e fortë për një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duke kritikuar Bashkimin Europian për vonesën e proceseve integruese të tij theksoi se, nëse BE i mbyll derën Kosovës, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, për t’u integruar pastaj më tej në familjen evropiane, transmeton TCH.

Por deklarata e Thaçit për “Radio Europa e Lirë” erdhi pas asaj të Edi Ramës, i cili me tone të tjera ngriti shqetësimin se vonesa e BE do të rrisë zërat nacionalistë dhe pavarësisht se mënyra e vetme për të ruajtur një Ballkan paqësor është bashkëpunimi.

“Nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë, nuk ka hapësirë, atëherë sigurisht që edhe unionet e vogla mund të ndodhin, tha kryeministri Rama për “Politico”.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori