LAJMI I FUNDIT:

LSI njeh rezultatin e 25 qershorit, Vasili: Do jemi opozita e vërtetë

LSI njeh rezultatin e 25 qershorit, Vasili: Do jemi opozita e vërtetë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili u shpreh gjatë një konference për shtyp se LSI do jetë opozita e vërtetë e katër viteve të ardhshme në Kuvend.

Ai tha se rezultati i LSI në këto zgjedhje është mjaft pozitiv, ndërsa qytetarët i kanë ngarkuar kësaj force politike një mision historik.

“Votues shqiptarë, mijëra e mijëra të rinj, ishin lajtmovitmi i fushatës tonë në këtë fushatë të vështirë, por shumë motivuese. Mijëra e mijëra burra e gra jo vetëm votuan LSI por i ngarkuan asaj një mision historik të jashtëzakonshëm i cili ka të bëjë më në fund me bërjen e Shqipërisë me një opozitë të vërtetë.

213 mijë votat ishin goditja më e rëndë që mund t’i jepej kësaj strategji dhe krijimi i asaj rruge tepër të gjatë, ku më së fundi pas 4 vitesh mijëra e mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë”, u shpreh Vasili.

Kreu i LSI theksoi se LSI do denoncojë strategjinë e terrorit, sipas të cilit u karakterizuan zgjedhjet parlamentare.

“LSI do jetë një zë i cili do denoncojë strategjinë dhe terrorin e këtyre zgjedhjeve, strategji që do denoncohet me dokumente, fakte, filmime. Së dyti, zëri i kësaj opozite do të jetë një zë që do zhbëjë moralisht strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj”, deklaroi Vasili.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori