LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qeverisja kriminele e OBRM-PDUKM-së ka prishur imazhin e shtetit

LSDM: Qeverisja kriminele e OBRM-PDUKM-së ka prishur imazhin e shtetit

LSDM-ja përmes një komunikate për media, akuzon OBRM-PDUKM-në për prishje të imazhit të shtetit. Ata thonë se, qeverisja 11 vjeçare e OBRM-PDUKM-së ka lënë pas vete dëme serioze mbi interesat e shtetit dhe qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e kaluar e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, kanë prishur imazhin e Maqedonisë dhe rrezikuan organizimin e Super Kupës Evropiane, ngjarjes më të madhe sportive të mbajtur në Maqedoninë e pavarur. Mospërmbushja e detyrimeve nga ana e qeverisë së kaluar dhe Shoqata aksionare për hapësirë banesore dhe komerciale, do të kushtojnë dy milionë euro shtesë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.


Nga kjo parti gjithashtu thonë se, qeveria e re po punon aktivisht në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/