0Shares

Në reagimin e tyre ndaj akuzave të OBRM-së se interes parësor i Zaev dhe Taravarit është mbushja e klinikave me kuadër partiak, jo profesional, thonë se për 11 vite qeverisja korruptive dhe kriminale e OBRM-PDUKM-së kreu eksod në shëndetësi, e shkeli dinjitetin e mjekëve dhe pacientëve dhe krijoi kaos në këtë sferë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Sipas informatave zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë, rasti për të cilin akuzon OBRM-PDUKM, deri më tani nuk është paraqitur dhe nuk është regjistruar as në Ministri, as në Inspektoriatin shtetëror sanitar dhe shëndetësor. Institucionet përkatëse duhet të bëjnë pastrimin e plotë të rastit, ndërsa OBRM-PDUKM duhet të ndal përhapjen e panikut dhe shqetësimit’, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)