LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Pensionet do të rriten në pajtueshmëri me harxhimet e jetesës

LSDM: Pensionet do të rriten në pajtueshmëri me harxhimet e jetesës

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së në lidhje me rritjen e pansioneve. Nga partia në pushtet thonë se pensionet do të rriten në pajtueshmëri me harxhimet e jetesës dhe akuzojnë OBRM-PDUKM-në për përhapje të lajmeve të rreme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të palogjikshme janë të gjitha tentimet e OBRM-PDUKMsë që përmes komunikatave dhe deklaratave
të shpërndajë lajme të rrejshme do t’i manipulon qytetarët. Opinioni e njeh shqetësimin e rremë të
OBRM-PDUKM-së dhe e sheh dallimin në mes qeverisjes kriminale dhe të papërgjegjëshme të OBRM-PDUKM-së dhe punës së pastër dhe efikase të Qeverisë së re”, thonë nga LSDM.


Nga kjo parti shtojnë se qeveria e re vazhdon të punojë në interes të qytetarëve, ndërsa pensionet do të
rriten në pajtueshmëri me rritjen e kostos së jetesës.

“Çdo pensionist, në pajtueshmëri me Ligjin e pensioneve, çdo muaj do të merr shtesë 180 denarë, gjegjësisht çdo pensionist do të merr gjithsej 2160 denarë për të gjithë vitin 2017”, shtojnë nga LSDM.

Ata në fund theksojnë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM asnjëherë nuk do të punojë në kundërshtim me interesat e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori