LAJMI I FUNDIT:

LSDM: I paarsyeshmi Gruevski po bllokon gjithë sistemin shtetëror

LSDM: I paarsyeshmi Gruevski po bllokon gjithë sistemin shtetëror

LSDM-ja përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni thekson se Nikolla Gruevski po bllokon gjithë sistemin shtetëror, ndërsa edhe një herë premtojnë se shumica e re parlamentare do të mbrojë interesat shtetërore dhe do të zbatojë vullnetin e qytetarëve.

“Shumica parlamentare e zgjedhur në zgjedhje të besueshme duhet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe shtetërore. Qytetarët dhe shteti janë peng të Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së të cilët me dhunë bllokojnë proceset demokratike. Ata janë të gatshëm, që për të shpëtuar nga përgjegjësia të bllokojnë të gjithë sistemin shtetëror dhe të viktimizojë stabilitetin e Maqedonisë dhe ekzistencën e njerëzve”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.


Nga kjo parti gjithashtu thonë se shumica e re parlamentare nuk do të lejojë që të rrezikohen qytetarët dhe se do të mbrojnë interesat e tyre gjatë gjithë kohës. Ndërsa gjithashtu kanë përsëritur edhe atë se së shpejti do të zgjedhet kryetari i Kuvendit dhe do të formohet Qeveria e re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori