LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kërkojmë sjellje shtetërore dhe të mundësohet formimi i qeverisë së re

LSDM: Kërkojmë sjellje shtetërore dhe të mundësohet formimi i qeverisë së re

LSDM-ja përmes një kumtese të dërguar për Telegrafin në Maqedoni, kërkon sjellje shtetërore me qëllim të formohet qeveria e re. Nga LSDM thonë se në zgjedhjet e fundit që sipas tyre, ishin të besueshme dhe që u pranuan edhe nga opinioni vendor edhe ai ndërkombëtar, shumica e qytetarëve në Maqedoni zgjodhën ndryshime.

“Përfaqësuesit e qytetarëve, të zgjedhur në formë të vetme demokratike në shumicë demokratike, kanë të drejtë kushtetuese të formojnë shumicë parlamentare. Institucionet nuk mund të pengojnë që të zgjedhurit e popullit të kërkojnë mandatin për formimin e qeverisë së re. 67 deputetët, të cilët përfaqësojnë 700 mijë qytetarë, presin që Parlamenti dhe Gjorge Ivanov t’u përgjigjen detyrave të tyre kushtetuese dhe të mundësojnë ndarjen e mandatit. Qytetarët në Maqedoni presin stabilizim dhe përparim”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Sipas kësaj partie, edhe bashkësia ndërkombëtare ka dërguar mesazh të qartë se në demokraci çdokush duhet ta pranojë shumicën parlamentare. Dhe i bëjnë thirrje Nikolla Gruevskit të ndalojnë të shkaktojnë tensione etnike dhe të shqetësojnë qytetarët me lajme të rrejshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori