LAJMI I FUNDIT:

Lotët zbulojnë se a keni qenë të sëmurë nga kanceri (Video)

Lotët zbulojnë se a keni qenë të sëmurë nga kanceri (Video)

Shkencëtarët botërorë, nëpërmjet hulumtimit, kanë zbuluar metoda të reja se në ç’mënyrë të konstatojnë se a po zhvillohet kanceri në trupin e femrës.

Tani nëpërmjet lotëve tuaj mund të zbulohet a keni kancer dhe i cilit lloj është, transmeton Telegrafi.


Për të bërë eksperimentin dhe për të treguar që kanë zbuluar metoda të reja, shkencëtarët kanë organizuar shikimin e filmit romantik në kinema.

Në të vërtetë, më shumë se 400 femra nga Zelanda e Re janë ftuar që të shikojnë filmin e pikëllueshëm, ndërsa çdo herë kur u kanë rrjedhur lotët deri te to ka vrapuar infermierja e cila i ka mbledhur lotët në epruvetë dhe i ka dërguar në analizë.

Në laborator shkencëtarët me test special, nga seti specifik i proteinave në lot kanë dalluar a është i pranishëm kanceri në trup, dhe, fatkeqësisht, në fund të filmit, shumicës së femrave u kanë komunikuar lajme të këqija.

Kjo metodë akoma nuk ka filluar të vihet në funksion, mirëpo shkencëtarët shpresojnë që së shpejti të marrin “dritën e gjelbër” për përdorim të saj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori