LAJMI I FUNDIT:

Lotët e Ganes dhe Zafirit pas dorëheqjes së Fadil Demakut (Foto)

Lotët e Ganes dhe Zafirit pas dorëheqjes së Fadil Demakut (Foto)

Ish-deputeti Fadil Demaku gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku atij i është vërtetuar dënimi me burg.

Ai sot është përshëndetur me anëtarët e Komisionit për Siguri, duke i bërë madje edhe të qajnë, derisa janë përshëndetur me të


Demaku ka falënderuar për bashkëpunim të gjithë anëtarët, ndërsa ka thënë se ndihet i lumtur që ishte pjesë e këtij Komisioni. Mirëpo, deputetin Demaku e shqetëson fakti që me këto vendime po arrihet të fyhet imazhi i UÇK-së, shkruan KosovaPost.net.

“Shqetësuese është që po synoohet që në opinion të njolloset imazhi i UÇK-së, saqë të vije turp që kemi qenë pjesë e saj me të pavërtetat që thuhen kundrejt luftës së pastër të UÇK-së. Duhet të flasin njerëzit e luftës e jo të krijohen lloj-lloj opinione”, ka thënë gjatë takimit përshëndetës të Komisionit për Siguri, Fadil Demaku.

ganja-e-zafa

Ndërkaq bashkëluftëtari i tij nga AAK-ja, Daut Haradinaj e ka inkurajuar Demakun duke i ngritur moralin me fjalët “Më i vlefshëm je sot sesa që ishe dje”.

Edhe bashkëluftëtari i tij Rexhep Selimi i ka dhënë mbështetje të fuqishme shokut të tij të luftës duke i thënë se do të jenë të pandashëm, siç kanë qenë edhe në luftë.

“Ne jemi të pandashëm siç kemi qenë edhe në luftë, ashtu do të jemi edhe sot”, i ka thënë Selimi, Demakut.

zafa-lotet

Emocione në sallë kanë ngjallur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha të cilët nuk janë përmbajtur gjatë fjalës lamtumirëse të Demakut dhe kanë shpërthyer në lot.

lotet

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori