LAJMI I FUNDIT:

Lorik Cana flet kështu për Xhakën, Behramin, Januzajn

Lorik Cana flet kështu për Xhakën, Behramin, Januzajn

Kombëtarja shqiptare e zhvillon sonte ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Botëror ndaj Italisë.

Ish-kapiteni legjendar, Lorik Cana ka folur për mikrofonat e “Radiosei”, ku ka deklaruar: “Shqipëria në vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh pasi ka ardhur Gianni De Biasi dhe përshpejtoi një proces fondamental. Bindi shqiptarët më të mirë të futbollit që të luajnë për Shqipërinë. Shpesh herë, shumë bashkëpatriotë të mi që janë rritur apo lindur në vendet perëndimore zgjodhën që të përfaqësojnë Kombëtaret e atyre vendeve. Këtu marr parasysh lojtarë si Xhaka, Behrami, Xhemaili apo edhe Januzaj”, u shpreh fillimisht Cana.

Më tej ish – mbrojtësi i Lazios foli edhe për rritjen e Thomas Strakoshës, i cili më shumë mundësi mbrëmjen e sotme do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë kundër Italisë

“Thomasi erdhi në akademi vetëm kur ishte 17 vjeç. Kishte një frymë të lartë dhe falë punës së madhe është rritur shumë profesionalisht. Ka shfrytëzuar në maksimum çdo mundësi që I është dhënë, dhe tani mund të përmirësohet dhe të bëhet numri 1. Lazio duhet të vendosë se te kush portieri do të besojë, pasi edhe Berisha po bën mjaft mirë te Atalanta pasi atje po punon i qetë”, vazhdoi fjalën e tij Cana.

Ndërkohë, më tej ai deklaroi se futbolli I mungon vërtet shumë, por nuk do të qëndrojë edhe për shumë kohë larg tij: ” Futbolli më mungon vërtet shumë. Pas europianit vendosa që të ndaloj së luajturi, por edhe shëndeti nuk ma lejon të luaj në nivele të larta. Përsa i përket të ardhmes, besoj se do të qëndroj në botën e sportit. Jam duke vazhduar kurse për trajningun, por në Shqipëri kam krijuar një fondacion për zhvillimin e sportit”, deklaroi Lorik Cana.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori