LAJMI I FUNDIT:

Lorik Cana e pranon: Problemet me zemrën më detyruan të lë futbollin

Lorik Cana e pranon: Problemet me zemrën më detyruan të lë futbollin

Për herë të parë Lorik Cana zbulon arsyen e vërtetë që e detyroi të varë këpucët në gozhdë.

I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ish-kapiteni kuq e zi tregoi se ishin problemet me zemrën ato që i detyruan mjekët të ndalonin Lorikun të luante në fushë.

Megjithatë, pavarësisht këshillave të tyre, Cana luajti edhe një vit deri sa përfundoi edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit.

“Ka qenë një periudhë që unë luaja dhe në fushë ishte dhe defibrilatori në rast se do ishte i nevojshëm, kjo më shqetësonte pak, por më pas e harrova praninë e tij në fushë dhe rrezikun e zemrës dhe luajta deri në ndeshjen e fundit”, tha ai për Jonida Shehun në “Pasdite në Top Channel”.

Angazhimet e tij të fundit e kanë mbajtur të lidhur me futbollin. Ai do të nisë realizimin e fushave të sportit për fëmijët në Tiranë dhe më pas edhe në bashki të tjera, si projekti i parë i fondacionit që mban emrin e tij.

Por angazhimet e tij nuk do të mbeten vetëm me fondacionin “Lorik Cana”, teknologjia është një tjetër fushë ku do të investohet nga futbollisti i njohur, gjithashtu certifikimet për t’u bërë trajner janë në planet e tij të afërta.

Dhe sigurisht familja, koha që kalon me djalin dhe të afërmit e tjerë janë prioritetet e tij këtë periudhë.

Ai rrëfeu gjithashtu për dasmën me nusen italiane, Monikën dhe për djali e tyre të vogël Bojken, që i ngjan shumë të dyve kur ishin të vegjël.

Ai tregoi përmes një videoje të martesës e cila u publikua për herë të parë në Pasdite në Top Channel, ceremoninë e dasmës, momente intime familjare, madje zbuloi edhe anëtarët e tjerë të familjes Cana.

Loriku është vëllai i madh i dy motrave, Laura dhe Lea 15-vjeçare.

Ai nuk la pa përmendur dhe njohjen me Monikën në një restorant në Itali dhe sesi një rastësi e bukur, solli në jetën e tij shpirtin binjak. “E pashë rastësisht në një restorant në Romë, i lash numrin tim të telefonit kamerierit dhe ika, erdha në Shqipëri për t’u grumbulluar për ndeshje. Monika më dërgoi pas disa ditësh një mesazh ku me thoshte se këto mënyra kanë dalë nga moda, por mesa duket edhe pse jashtë mode mënyra ime funksionoi”, tregoi ai në “Pasdite në Top Channel”.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori