LAJMI I FUNDIT:

Lopo: BE shpreson në ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Lopo: BE shpreson në ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Përfaqësuesja nga Zyra e BE-së në Kosovë, Katerina Lopo, ka thënë se BE është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi që kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe fatkeqësisht kjo mbetet njëra ndër çështjet që ka ngecur për shkak të situatës në vend.

Ajo këto komente i bëri sot në Prishtinë në ceremoninë përmbyllëse të shkollës verore të Bashkimit Evropian (BE), e cila është organizuar në bashkëpunim me projektin “Young Cell Scheme” dhe “European Young Cell Alumni”, me përkrahjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës.


Lopo ka thënë se është shumë e rëndësishme që njerëzit të udhëtojnë pa viza dhe se kushtet për liberalizimin e vizave duhet të përmbushen dhe BE shpreson se qeveria e ardhshme do ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne si BE, marrëdhënien kryesore kontraktuare që kemi me Kosovën është MSA-ja, e cila është një instrument shumë i rëndësishëm për Kosovën. Kjo natyrisht që duhet të implementimet dhe ne kemi këtë marrëveshje që nga muaji prill i vitit 2016. Kjo marrëveshje në rast së është e implementuar mirë do të ndihmojë Kosovën të evropianizohet. Ky proces reformash nuk do të jetë i lehtë, por është i rëndësishëm.

Normalisht që ka disa sfida për ne dhe do të thosha se sfida më e madhe ka qenë më shumë politike në këtë vend, duke marrë parasysh faktin se kemi pasur zgjedhje në qershor dhe në një mënyrë këto përgatitje për zgjedhje nuk e kanë ndihmuar proceset e implementimit. Do të thosha se BE është shumë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Është shumë e rëndësishme për njerëzit që të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe fatkeqësisht kjo mbetet njëra ndër çështjet që ka ngecur për shkak të situatës në vend”, tha Lopo.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Integrimit Evropian, Valon Gashi, ka thënë se sundimi i ligjit është sfida kryesore që shoqëria e Kosovës ballafaqohet si tërësi.

“Kemi pasur një përparim të madh në nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së me Komisionin e BE-së, kështu që ky është një hap i madh për Kosovën”, tha Gashi.

Ai shtoi se Kosova ka shumë sfida por ajo duhet të mendojë për përgatitjen e administrimit dhe shoqërisë pasi që statusi i kandidaturës është para nesh.

Ndërsa, përfaqësuesja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike Albana Merja, ka thënë se sapo kanë publikuar një letër e cila i jap mundësi Kosovës që të aplikojë për statusin e kandidatit.

“Ne sapo kemi publikuar një letër diskutimi, e cila ka të bëjë më mundësinë e Kosovës që të aplikojë për statusin e kandidatit, i cili është hapi i ardhshëm që çdo shtet në Ballkan kanë bërë pas nënshkrimit të MSA-së. Ne mendojmë se nënshkrimi i MSA-së është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën, por ka shumë sfida me të cilat Kosova ballafaqohet sa i përket këtij procesi që nga tani e deri në momentin kur e fiton apo jo kandidaturën”, tha Merja.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori