LAJMI I FUNDIT:

Lopë me tubekulozë

Lopë me tubekulozë

Tuberkulozi (TBC) është sëmundje infektive, granulomatoze e shkaktuar nga bacile te gjinisë Mycobacterium. Në të shumtën e rasteve ka karakter kronik, ajo prek te gjithë speciet e kafshëve shtëpiake dhe vete njeriun

Tuberkulozi i gjedhit është një ndër zoonozat me të shprehura në shumë vende të botes. Këtë sëmundje njerëzit kryesisht e marrin si rezultat i praktikave jo të mira higjienike të përpunimit të qumështit.

Edhe vendi ynë si shumë vende të rajonit dhe botës llogaritet si vend endemik sa i përket sëmundjes se TBC-se. Andaj në kuadër te mbrojtës se shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publike, Drejtoria për Shëndet dhe Mirëqenie të Kafshëve (DSHMK) ne kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjate vitit 2012 ka aplikuar hipersensibilizimin ndaj TBC në lopë, në fermat për prodhim të qumështit i cili konsumohet nga qytetaret e Republikës së Kosovës.


Ky program hulumtues dhe mbrojtës është aplikuar ne tere territorin e Kosovës gjate muajit nëntor-dhjetore 2012. janë testuar 20000 krerë gjedhe, ku pas leximit të rezultateve, vetëm tetë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitive në TBC.

“Pas konfirmimit te rezultateve, ekipi profesional i AUV-se ne bashkëpunim me autoritete lokale komunale, bazuar në ligjet e aplikueshme për veterinari në Kosovë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme. Është brërë asgjësimi i këtyre kafshëve ne mënyre profesionale, ku është gjetur lokacioni i përshtatshëm për groposjen e kafshëve të therura, është dezinfektuar vendi i groposjes, mjetet dhe vete stalla ku kanë qëndruar kafshët, therja e kafshëve është bere duke respektuar metodat humane të therjes si dhe janë dhëne këshillat e nevojshme fermerit lidhur me sëmundjen ne fjale dhe sëmundjet tjera te shpeshta qe prekin kafshët”, njofton Zyra për Informim e AUV-it. /Telegrafi/