LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët më të paguar në Angli: Pogba paguhet më shumë se Ozil e Sanchez së bashku

Lojtarët më të paguar në Angli: Pogba paguhet më shumë se Ozil e Sanchez së bashku

Shuma e pagave të dyshes së Arsenalit, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez, është më e vogël se paga e vetme e Paul Pogbas te Manchester Unitedi.

Daily Mail ka bërë publike listën e lojtarëve më të paguar në Ligën Premier duke marrë në konsideratë rrogat e tyre pa e paguar tatimin (bruto), ndërsa nuk janë përfshirë bonuset.

Pogba, i cili nënshkroi për Djajtë e Kuq për 89 milionë funte nga Juventusi gjatë verës, është më i paguari në kampionatin anglez me 290.000 funte në javë, transmeton Telegrafi.

Edhe Ozil edhe Sanchez janë në bisedime me Topçinjtë për rinovimin e kontratave aktuale, të cilat skadojnë në verën e vitit 2018.

Mesfushori gjerman aktualisht përfiton 140.000 funte në javë dhe është lojtari më i paguar te Arsenali. Ndërkaq, Sanchez paguhet 130.000 funte në javë.

Futbollistët më të paguar në Ligën Premier:

1. Paul Pogba – 290.000 funte në javë
2. Wayne Rooney – 260.000 funte në javë
3. Zlatan Ibrahimovic – 250.000 funte në javë
4. Sergio Aguero – 240.000 funte në javë
5. Yaya Toure – 220.000 funte në javë
6. Eden Hazard – 200.000 funte në javë
7. David Silva – 200.000 funte në javë
8. David De Gea – 185.000 funte në javë
9. Raheem Sterling – 180.000 funte në javë
10. Kevin De Bruyne – 170.000 funte në javë
11. Cesc Fabregas – 170.000 funte në javë
12. Mesut Ozil – 140.000 funte në javë
13. Juan Mata – 140.000 funte në javë
14. Bastian Schweinsteiger – 135.000 funte në javë
15. Alexis Sanchez – 130.000 funte në javë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori