LAJMI I FUNDIT:

Lojërat në tenderët për ekskursione (Video)

Lojërat në tenderët për ekskursione (Video)

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi të gjeturat e një hulumtim për dyshimet rreth një skeme të organizuar të korrupsionit në organizimin e ekskursioneve të maturantëve në Shqipëri.

Hulumtimi tregon që maturantët paguan çmime me të shtrenjta për qëndrimin e tyre në Shqipëri edhe pse çmimet në hotelet e Durrësit mbeten të njëjta, 11 euro për qëndrimin njëditor.

Maturantët e Prishtinës paguan shuma me të shtrenjta edhe pse kishin mundësi të zgjedhin më lirë. Ruzhdi Kurtishaj nga kompania “Sharr Travel” thotë së maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë paguan nga 10 euro me shumë vetëm pse u zgjodh kompania “Shpejtimi”.


“Shqetësimet tona i kemi raportuar edhe të kryetari i komunës së Prishtinës, shkolla ‘Sami Frashëri’ është në Prishtinë dhe shkoni e shikoni me kënd kanë udhëtuar, sa kanë qenë ofertat tjera dhe për të gjitha vitet e ke kompaninë ‘Shpejtimi’ me çmimin më të shtrenjtë”, thekson Kurtishaj.

Konkurrenti i Kurtishajt, Ekrem Veselaj nga kompania “Shpejtimi” tha se gjithçka ka shkuar në rregull me këtë tender.

“Udhëzimi i arsimit qartë e përcakton se kriteret i përcakton këshilli i shkollës, këshilli i prindërve dhe në asnjë mënyrë nuk e përcakton çmimi dhe nuk është kriter çmimi po primare është ushqimi dhe akomodimi”, theksoi Veselaj.