0Shares

Krijuesi i video lojërave më të famshme , duke përfshirë edhe versionin mobil të “Super Mario Run” që një muaj është lansuar në pajisjet e Apple që bazohen në sistemin operativ iOS, ndërsa përdoruesit e pajisjeve në sistemin më të madh operativ botëror – Android janë ende duke e pritur këtë lojë.

Nintendo tani zyrtarisht ka thënë se loja “Super Mario Run” mund të mos arrijë deri në mars të 2017, edhe në Android.

“Versioni për Android i Super Mario Run do të lansohet në mars të 2017-ës”, kanë shkruar në profilin zyrtar të Nintendo’s.

“Super Mario Run” fillimisht është prezantuar në shtator të vitit 2016 gjatë konferencës së iPhone 7 të Apple, ndërsa është lansuar në dhjetor për iOS, falas, por për të luajtur të gjithë versionin e lojës, përdoruesit duhej të paguanin 9.99 dollarë.

Vetëm katër ditë pas lansimit, “Super Mario Run” është shkarkuar mbi 40 milionë herë nga dyqani i aplikacioneve Apple App Store.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)