LAJMI I FUNDIT:

Loew kërkon fokus

Loew kërkon fokus

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, ka kërkuar fokus nga ekipi i tj për vitin e ardhshëm, pas rezultateve shokuese të këtij viti.

Gjermania pësoi humbje nga Italia në gjysmëfinale të Euros dhe pësoi një rikthim shokues nga Suedia e Ibrahimovic, kurse Loew u ka bërë thirrje lojtarëve që të harrojnë dëshpërimet.

“Viti 2012 kemi menduar të jetë një vit historik për kombëtaren, por ndodhën disa zhgënjime të papritura. Ne nuk duhet që të ulim kokën, por të punojmë, të fokusohemi që të paraqitemi sa më mirë në Botërorin 2014, i cili po afrohet gjithnjë e më shumë”, ka theksuar Loew. /Telegrafi/