LAJMI I FUNDIT:

LOE: Kompanitë në Maqedoni nuk e kanë kuptuar edhe aq çështjen e standardizimit

LOE: Kompanitë në Maqedoni nuk e kanë kuptuar edhe aq çështjen e standardizimit

Eksport më i madh dhe konkurrencë të kompanive vendore u nevojitet qasje më serioze dhe çertifikim të standardeve ndërkombëtare. Ajo mund të ndihmojë edhe në kushtet e krizës aktuale politike sepse do të kenë prodhim të njohur ndërkombëtarisht, vlerësojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kompanitë e Maqedonisë për momentin jo aq seriozisht e kanë kuptuar temën për standardizim. Kohën e fundit shihet tendencë për shfrytëzimin e çertifikatave vetëm për qëllime të caktuar dhe jo për përmirësimin e gjithsej punës së kompanisë’, tha sot në konferencën për media, Mihajllo Evrosimovski, anëtar i Bordit menaxhues të LOE-së.


Ndërrimi i standardeve ndërkombëtare, potencon ai, para se gjithash, sjell deri te puna më cilësore e kompanive, përshtatshmëri më të madhe të ligjit të rregullativ vendor dhe ndërkombëtar dhe në të njëjtë edhe për lehtësimin e plasmanit të prodhimeve dhe shërbimeve të cilët i ofrojnë kompanitë në Evropë dhe në kuadër botëror. /Telegrafi/