0Shares

Azdren Llullaku ka shënuar golin e parë me skuadrën e Astanës.

Kombëtarja e Shqipërisë ka një arsye më shumë për buzëqeshja para takimit të fund marsit ndaj Italisë në Palermo, pasi sulmuesit e skuadrës janë në formë.

Pas golave në fundjavë nga Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi dhe Rey Manay, golin e ka gjetur edhe Llullaku, transmeton Telegrafi.

Llullaku ia merr fanellën me numër 10 serbit te Astana Llullaku ia merr fanellën me numër 10 serbit te Astana

Llullaku shënoi një gol të bukur në fitoren 3-1 të skuadrës së tij, Astana, në përballjen e kampionatit të Kazakistanit ndaj FK Akzhayik.

Ky gol i sulmuesit të kombëtares u shënua në minutën e 13 të ndeshjes dhe ishte i pari i Llullakut me Astanën, pas transferimit të tij nga rumunët e Gaz Metanit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)